Anri Bala: Me burgosjen e Berishës e Metës, Rama kreu misionin e vet për zgjedhjet e kaluara

Anri Bala: Me burgosjen e Berishës e Metës, Rama kreu misionin e vet për zgjedhjet e kaluara

Analisti Anri Bala i ftuar në studion e “Çim Peka Live’ thotë se me ‘burgosjen’ e liderëve të opozitës Rama kreu misionin për zgjedhjet e kaluara. "Historia SPAK - politikë nuk kanë një fund të lumtur. Është luftë. Nëse do fitojë drejtësia apo do dështojë. Të gjitha rastet e Strasburgut, edhe të Metës e Berishës, sikur të jenë pro, Rama e ka kryer misionin e vet.  La Berishën 1 vit brenda apartamentit të tij, futi në burg Metën. E me këto Rama e kreu misionin e vet për zgjedhjet e kaluara’ tha ai.