Ankimoi masën e sigurisë/ Nesër seanca në Apelin e GJKKO-së, për ish drejtoreshën e AKSH-it
Apeli i GJKKO ka caktuar datën 3 shkurt për të zhvilluar seancën në ngarkim të ish drejtoreshës së AKSH, Mirlinda Karçanaj lidhur me ankimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, caktuar ndaj saj më herët nga GJKKO. Seanca mësohet se do të mbahet në orën 11:00. Masat e sigurisë janë ankimuar edhe nga zv.drejtoresha Hava Delibashi, si dhe nga ish zv.drejtori i policisë Tiranë Erion Ismaili. Gjykata e Apelit do shqyrtojë edhe ankimin e tre biznesmenëve Andis Papa, Gezim Hoxha dhe Rogers Rryta të cilët ndodhen në masën “detyrim paraqitje”. SPAK dyshon se Mirlinda Karçanaj ka kryer veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrëve në tendera dhe ankande publike” në kuadër te grupit të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me Hava Delibashin dhe të tjerë....
Burimi:
sot.com.al