Ankesa e PD për përjashtimin nga delegacioni i parlamentit drejt Gjermanisë, Kuvendi reagon për Top Channel
Partia Demokratike ka akuzuar kreun e Kuvendit, Niko Peleshi se e ka përjashtuar nga delegacioni zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë për takime në Bundestagun gjerman. Lidhur me ankesën e PD, Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar për Top Channel, ku sqaron se “Në delegacionin e Kryetarit të Kuvendit në Gjermani marrin pjesë edhe dy deputetë nga opozita, ashtu siç ka ndodhur në çdo delegacion zyrtar. Sa i përket përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Kryetari i Kuvendit ka miratuar, sipas kërkesës se tyre një agjendë e cila parashikon zhvillimin e takimeve në të njëjtën ditë në Bundestag, përfshirë angazhime me komisionet parlamentare përkatëse”. Sipas PD, më 4 mars 2026 Kryetari i Kuvendit kishte kërkuar caktimin e dy deputetëve nga grupi parlamentar i PD-së për delegacionin. Përfaqësues u emëruan Tomorr...
Burimi:
top-channel.tv