Anëtari i FRPD kundër Berishës: Molotovët në protestë nuk ranë nga qielli, grupi i zjarrit organizon rrëmujën! E dënueshme keqpërdorimi i të miturve

Anëtari i FRPD kundër Berishës: Molotovët në protestë nuk ranë nga qielli, grupi i zjarrit organizon rrëmujën! E dënueshme keqpërdorimi i të miturve

Anëtari i FRPD, Oresti Berberi, është shprehur se është e dënueshme dhe e pandershme përdorimi i të miturve për të hedhur molotovë në protesta. Komentet Berberi i bëri në emisionin ‘Studio Live’, ku komentoi protestën e dhunshme të 10 shkurtit, të organizuar nga Sali Berisha dhe PD. Teksa në mediat televizive dolën pamje të adoleshentëve duke kryer akte dhune në protestën e opozitës, Berberi tha se nëse faktohet se ata kanë hedhur molotov, atëherë kemi të bëjmë me keqpërdorim të tyre. Më tej Berberi foli edhe për të ashtuquajturin ‘grupi i zjarrit’ në protestat e PD-së, për të cilët tha se janë ata që kanë marrë përsipër për të bërë rrëmujë. “Në protestë nuk ndalohet njeri të shkojë dhe protesta nuk ka moshë. Padiskutim të miturit nuk...