Analisti: Kurti mundi opozitën, Vuçiçin, Ali Ahmetin dhe Ramën, rivalin e tij më të madh

Analisti: Kurti mundi opozitën, Vuçiçin, Ali Ahmetin dhe Ramën, rivalin e tij më të madh

Analisti Marlind Laçi tha se Albin Kurti arriti të fitojë kundër opozitës zyrtare në Kosovë, por edhe kundër Beogradit, një pjesë të Shkupit dhe kundër Tiranës. “Ai mundi edhe Aleksandër Vuçiç. Nga ana tjetër arriti të mundë një pjesë të Shkupit me Ali Ahmetin dhe nga ana tjetër mundi edhe rivalin e tij më të madh, zotin Rama, kryeministrin e Shqipërisë”, tha Laçi i ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN. Laçi shtoi se merita më e madhe e Kurtit është që shmangu krijimin e një Republike Srpska brenda Kosovës, sikurse është në Bosnje-Hercegovinë. “Kosova kaloi një ngërç tepër të rrezikshëm sepse është përpara Asociacionit të Komunave Serbe në Republikën e Kosovës, që në gjykimin tim në qoftë se ai plan...