AMP zbulon detajet/ Identifikohen policët e përfshirë në baste, akuzat

AMP zbulon detajet/ Identifikohen policët e përfshirë në baste, akuzat

Në kuadër të operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u ekzekutua vendimi penal i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar: Masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr. Penale, ndaj; Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës. Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës. Shtetasi I.T., banues në Tiranë Masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë...