Amnistia penale pret ‘ok’ nga qeveria, Lamallari: Përfitojnë mbi 10 mijë qytetarë, 338 lirohen menjëherë
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, deklaroi se ka firmosur propozimin për amnistinë penale që shumë shpejt pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave. Në një konferencë për mediat, Lamallari njoftoi se amnistia penale pritet të përfshijë mbi 10 mijë persona, nga të cilët 380 do lirohen menjëherë dhe 980 që përfitojnë ulje dënimi. Amnistia do të përfshijë të dënuarit për vepra të ndryshme penale, ndërsa ministria sqaroi se nuk do të përfitojnë persona në hetim apo gjykim nga SPAK dhe GJKKO. “Sapo kam firmosur propozimin pas procesit të marrjes së mendimeve nga institucionet përgjegjëse për amnistinë penale, duke e dërguar këtë akt ligjor në Këshillin e Ministrave, dhe besoj shumë shpejt do të kemi miratimin e aktit në mbledhje të qeverisë dhe më pas depozitimin...
Burimi:
zeri.ai