Ambasadorja amerikane në Athinë takon Ramën
Edi Rama dhe Kimberly Guilfoyle TIRANË-Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë ka zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës një vizitë në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Pamjet janë publikuar nga Klan.tv, ku shihet momenti i takimit mes tyre. Nga mbrëmja e djeshme vizita e ambasadores Guilfoyle në Kryeministri ende nuk është njoftuar zyrtarisht dhe as Ambasada Amerikane nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar lidhur me vizitën. Guilfoyle konsiderohet një nga figurat kyçe të presidentit Donald Trump në politikën amerikane. Guilfoyle është një figurë e profilit të lartë: avokate, ish-prezantuese në Fox News, ish-bashkëshortja e guvernatorit të Kalifornisë Gavin Newsom dhe ish-e fejuara e Donald Trump Jr. Ajo shërbeu si këshilltare dhe drejtoi divizionin e mbledhjes së fondeve të fushatës presidenciale të Presidentit...
Burimi:
zeri.ai