Ambasadori Meidani dhe roli i Shqipërisë në rajon

Ambasadori Meidani dhe roli i Shqipërisë në rajon

Nga Afrim Tanallari  Në një rajon ku dinamika politike shpesh ndërthuret me tensione identitare dhe sfida institucionale, diplomacia mbetet instrumenti më i rëndësishëm për stabilitet dhe progres. Zhvillimet e fundit në Maqedonia e Veriut tregojnë qartë se balancat e brendshme politike dhe orientimi strategjik ndërkombëtar janë më të ndërlikuara se kurrë, duke kërkuar një angazhim të matur nga aktorët rajonalë veçanërisht nga Shqipëria. Diplomacia moderne nuk është vetëm komunikim formal mes qeverive; ajo është menaxhim i krizave, ndërtim besimi dhe harmonizim interesash. Në kontekstin e Maqedonisë së Veriut, diplomacia luan rol kyç në ruajtjen e ekuilibrave të brendshëm etnikë, funksionimin e institucioneve dhe avancimin e procesit eurointegrues. Në një periudhë kur debatet politike të brendshme janë intensifikuar dhe polarizimi shoqëror është rritur, ndërhyrja diplomatike si...