Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, në fjalën e mbajtur në tryezën e konsultimit mbi projektligjin “Për Financimin e Partive Politike”, e cilësoi rifillimin e punës së komisionit si një sinjal pozitiv në një moment vendimtar për vendin. Sipas tij, Shqipëria duhet të ketë parasysh katër elementë kyç në hartimin dhe zbatimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike, që lidhen me transparencën, barazinë, burimet financiare dhe njerëzore dhe sanksionet efektive. Ambasadori theksoi se kuadri i financimit të partive politike do të mbetej i paplotë nëse nuk adresohen edhe rekomandimet që lidhen me fushatat zgjedhore. Ai iu referua raportit të OSBE-së të vitit 2015 dhe atyre të mëparshme, të cilat kanë evidentuar disa fusha ku nevojitet rishikim i legjislacionit.  “Shqipëria ndodhet në një...