“Ambasadorët i keni për turp të Zotit”/ Kapri përplaset me Ballën, deputeti i PS: Laje gojën mirë para se të flasësh, fjalimet t’i bën tutori që…

“Ambasadorët i keni për turp të Zotit”/ Kapri përplaset me Ballën, deputeti i PS: Laje gojën mirë para se të flasësh, fjalimet t’i bën tutori që…

Deputeti Erald Kapri është përplasur me deputetin e PS Taulant Balla gjatë seancës së sotme parlamentare. Kapri kritikoi ambasadorët e Shqipërisë, ndërsa Balla iu përgjigj se ai duhet të lajë gojën mirë para se të flasë për përfaqësuesit e vendit. Kapri: Ambasadorët që keni emëruar janë për turp të Zotit. Nuk gjen dot një ambasador që të mbajë një ligjëratë, një fjalim. Balla: Ti, zotëri, duhet ta lash gojën mirë përpara se të flasësh, para se të flasësh për ambasadorët e Republikës së Shqipërisë, burra e gra të nderuar, të cilët bëjnë punë të shtetit. Të vish ti dhe të hedhësh baltë mbi Luela Hajdaragën studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultate të shkëlqyera, studiuar në Zvicër, rikthyer në Shqipëri për të dhënë...