Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

“Ne jemi të përcaktuar për kryengritje paqësore, sepse jemi të bindur se nëpërmjet saj, realizojmë më mirë qëllimet tona”. Këtë përgjigje dha Sali Berisha kur u pyet në lidhje me reagimin e ambasadës gjermane e cila dënoi dhunën në protestën e djeshme të opozitës. Në përgjigje të këtij reagimi, kreu demokrat thekoi se gjatë protestave ka pasur dhjetëra qytetarë të plagosur nga policia, ndërsa nuk është raportuar asnjë efektiv i lënduar. “Ne jemi të përcaktuar për kryengritje paqësore. Por një gjë mund të them, nëse në këto protesta ka patur me dhjetëra demonstrues të plagosur nga dhuna policore, nuk ka patur deri më sot, asnjë polic të plagosur. Kjo është e vërteta. Ne kërkojmë të vazhdojmë me moton paqësore. Mos harroni, në kushtet e një grushti...