Ambasada amerikane ndan urimin Presidencial për Fitër Bajramin: Përcjellim urimet tona më të ngrohta të gjithë atyre që festojnë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët që e festojnë këtë ditë. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ka shpërndarë Mesazhin Presidencial për këtë festë, duke uruar paqe dhe mirësi për komunitetin mysliman. “Ne përcjellim urimet tona më të ngrohta për një Fitër Bajram të bekuar të gjithë atyre që festojnë”, thuhet në mesazhin e publikuar. Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festohet nga besimtarët myslimanë në mbarë botën. Mesazhi i plotë Presidencial: Unë dhe Zonja e Parë i dërgojmë urimet tona më të mira çdo amerikani që feston Fitër Bajramin. Fitër Bajrami, i njohur edhe si Festa e Çlirimit të Agjërimit, bashkon familjet, miqtë...
Burimi:
syri.net