Altin Dumani ka në dorë “fatin” e Shkëlzen Berishës, priten zhvillime “bombë” me dosjen e tragjedisë së Gërdecit…
Dosja e “Gërdecit” po hyn në një fazë vendimtare, ndërsa Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar së fundmi në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) prova të reja që lidhen drejtpërdrejt me procesin penal të kësaj ngjarjeje tragjike. Në qendër të zhvillimeve të fundit del emri i Shkëlzen Berishës. Bëhet fjalë për një faks, të sekuestruar në Ministrinë e Mbrojtjes, pa numër dhe pa datë, i cili mban shënimin “për z. Shkëlzen Berisha”. SPAK deklaroi disa ditë më parë se shënimi rezulton pjesë e përmbajtjes origjinale të dokumentit të ardhur nga Ministria e Drejtësisë dhe jo një shtesë e mëvonshme. Shkëlzeni është përmendur me pseudonimin “djali me sy peshkaqeni”, në librin e “Armët dhe çunat”,të gazetarit të njohur të New York Times-it Guy Lawson që rrëfen skandalin...
Burimi:
sot.com.al