Alimehmeti: Rama ndryshon Kodin për t’i shpëtuar drejtësisë, qytetarët të mobilizuar për protestën e sotme

Alimehmeti: Rama ndryshon Kodin për t’i shpëtuar drejtësisë, qytetarët të mobilizuar për protestën e sotme

I ftuar në intervistën e pasdites në Syri TV, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, deklaroi se ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale nga Kryeministri Edi Rama nuk përfaqësojnë një reformë në interes të shtetit ligjor, por një manovër të dëshpëruar për të mbrojtur veten nga drejtësia.Sipas tij, në momentin kur “laku po i shtrëngohet gjithnjë e më ngushtë”, kreu i qeverisë po tenton të ndryshojë rregullat për të pamundësuar pezullimin e zyrtarëve të lartë.Alimehmeti theksoi se kjo nismë nuk synon mbrojtjen e institucioneve, por krijimin e një mburoje politike për kryeministrin, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi kohën dhe motivet e ndërhyrjes ligjore.Ai vuri në dukje se situata përkon me thirrjen e opozitës për protestë që do të mbahet sot,...