Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç Berishës
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e ‘Off the Record’ nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se nuk ka ‘kandidatura që deri sot të jenë shpallur, të kenë shpallur ambicie, të kenë shpallur një vizion, një platformë përveç asaj të doktor Sali Berishës’ për kreun e PD-së. ‘Kryetari patjetër që është organi më i rëndësishëm ndoshta i Partisë Demokratike. Partia në vetvete vendoset dhe fillon nga data 6 qershor sepse Kuvendi cakton Këshillin. Këshilli pastaj cakton Kryesinë, nënkryetarët, sekretariatet, të gjithë pjesën organizative. Unë s’e di të ketë kandidatura që deri sot të jenë shpallur, të kenë shpallur ambicie, të kenë shpallur një vizion, një platformë përveç asaj të doktor Sali Berishës. S’di të ketë tjetër. Nëqoftëse ka...
Burimi:
syri.net