Alimehmeti: Nuk e dimë çfarë hamë, siguria ushqimore është një rrezik i përditshëm

Alimehmeti: Nuk e dimë çfarë hamë, siguria ushqimore është një rrezik i përditshëm

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, me moderator Flavio Qarri, mjeku Ilir Alimehmeti ngriti shqetësime serioze mbi sigurinë ushqimore në vend, duke theksuar se qytetarët, në shumicën e rasteve, nuk e dinë realisht çfarë konsumojnë çdo ditë. Nga frutat e perimet te buka, mishi, qumështi dhe produktet e përpunuara, problematika shtrihet në të gjithë zinxhirin ushqimor. Sipas tij, mungesa prej vitesh e kontrollit efektiv nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vështirësia e monitorimit të një tregu tashmë global dhe boshllëqet ligjore në përcaktimin e niveleve të lejuara të substancave të rrezikshme, si arseniku apo aflatoksina, e kthejnë këtë situatë në një “vrasje të heshtur” për shëndetin publik, më të rrezikshme se rastet akute, sepse vepron ngadalë dhe pa u vënë re. Ilir Alimehmeti:...