Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje
Avokatja dhe aktivistja politike Alesia Balliu, e ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” në DritareTV, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke u ndalur veçanërisht te foltorja e Sali Berishës, përjashtimet e deputetëve nga Parlamenti dhe roli i Ervin Salianjit në opozitë. Sipas Balliut, pjesëmarrja në protestat e Berishës nuk ka më rëndësi politike, pasi ai nuk përfaqëson më një faktor real vendimmarrës. “Berisha sot po mban peng Partinë Demokratike. Nuk ka rëndësi nëse në protestë janë 200 apo 3 mijë persona, sepse nuk prodhojnë ndryshim dhe nuk sjellin fitore”, u shpreh ajo. Balliu theksoi se Partia Demokratike është e izoluar ndërkombëtarisht për shkak të lidershipit aktual, duke nënvizuar se prej kohësh asnjë ambasador amerikan nuk ka shkelur në selinë blu. Sipas saj, pa një raport funksional me aleatët ndërkombëtarë, PD nuk mund të ketë...
Burimi:
javanews.al