Alesia Balliu paralajmëron kandidaturën për kryetare të PD: “Koha e Berishës ka përfunduar”
Në një emision televiziv, Alesia Balliu paralajmëroi se në ditët në vijim do të shpallë zyrtarisht kandidaturën e saj për kryetare të Partisë Demokratike. Ajo tha se vendimi për të hyrë në garë vjen edhe si përgjigje ndaj mbështetjes që, sipas saj, po merr nga të rinjtë dhe simpatizantët e partisë. “Në ditët në vijim do shpall kandidaturën time për kryetare të PD. Kam një detyrim për gjithë ata të rinj që më shkruajnë dhe më mbështesin. Padiskutim që do të jap një platformë dhe do të dorëzoj dokumentet”, u shpreh Balliu. Gjatë intervistës, ajo theksoi se ka pasur një angazhim të gjatë në strukturat e Partisë Demokratike, sidomos në forumet rinore dhe në organizimin e rinisë në qarkun e Elbasanit. “Kam qenë në krye...
Burimi:
sot.com.al