Alarmante: Vetëm në 2025 kanë ikur nga Shqipëria rreth 30-mijë shqiptarë
Popullsia e vendit po vijon tendencën tkurrëse pa kthim, e ndikuar si nga rënia e lindjeve, ashtu dhe nga emigracioni, kur reth 28.5 mijë veta kanë ikur në 2025-n, duke zbritur ata që janë kthyer. Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2026 rezulton 2.335.930 banorë, duke pësuar rënie me 1,16%, krahasuar me 1 Janar 2025. Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë: * Shtesës natyrore, që për vitin 2025 ishte pozitive me +1.147 lindje më shumë se vdekje; * Migracioni neto, i cili mbeti negativ me -28.531. Raporti gjinor në lindje mbeti pothuajse i njëjtë me vitin paraardhës duke rezultuar me 107,9 meshkuj për 100 femra gjatë vitit 2025. Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2026 tregojnë se vetëm qarku i...
Burimi:
syri.net