Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës
Apeli i Posaçëm dërgon në qeli Edison Memollën, kryebashkiakun e Rrogozhinës. Apeli ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg ndaj kryebashkiakut, të fajësuar nga GJKKO për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Sipas SPAK, Memolla ka ndikuar tek një elektriçist për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022.
Burimi:
javanews.al