Akuza të forta nga Çollaku: AKSHI dhe Balluku–Rama, organizata kriminale në Kryeministri

Akuza të forta nga Çollaku: AKSHI dhe Balluku–Rama, organizata kriminale në Kryeministri

Analisti Basir Çollaku deklaroi në një intervistë tha se kryeministri Edi Rama ndodhet në një gjendje paniku për shkak të shtimit të dosjeve hetimore nga SPAK dhe skandaleve të shumta korruptive. Çollaku analizoi konferencën e fundvitit të kreut të qeverisë, duke e interpretuar atë si një “shpallje lufte” ndaj sistemit të drejtësisë, e cila buron nga frika dhe humbja e kontrollit. Sipas tij, viti 2025 nuk është veçse “paradhoma e dosjeve”, duke parashikuar se vitet në vijim do të sjellin edhe më shumë zbulime. Ai e lidhi këtë me shprehjen e famshme të vetë kryeministrit se “nuk keni parë gjë akoma”, duke e cilësuar si të vetmen deklaratë të vërtetë të tij. Çollaku argumenton se gjuha agresive dhe toni përçmues i Ramës ndaj Prokurorisë së...