Aksi Elbasan-Qafë Thanë në kolaps, Himçi: Tenderat e rrugëve u copëtuan që të vidheshin fondet

Aksi Elbasan-Qafë Thanë në kolaps, Himçi: Tenderat e rrugëve u copëtuan që të vidheshin fondet

  Shembet aksi rrugor në Elbasan, deputeti i PD hedh akuza të forta: Ja skema e korrupsionit me tenderat Shembja e një pjese të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë ka shkaktuar izolimin e plotë të pjesës juglindore të vendit, duke sjellë paralizë në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. Në një intervistë televizive, deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Blendi Himçi, e ka cilësuar situatën si “katastrofike” dhe ka hedhur akuza të rënda për papërgjegjshmëri të qeverisë dhe korrupsion. Sipas deputetit Himçi, kjo ngjarje nuk është një fatkeqësi natyrore, por pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës shtetërore. Ai theksoi se dëmi është kolosal, duke ndërprerë jo vetëm lidhjen mes bashkive Elbasan dhe Prrenjas, por të gjithë Korridorin 8, një arterie jetike për tregtinë dhe lidhjen me...