AKSHI në ‘duart’ e shtetit! ‘Ligjet’ japin ‘OK’ -Malaj: Të bashkëpunojë me kompani private. PD kundër

AKSHI në ‘duart’ e shtetit! ‘Ligjet’ japin ‘OK’ -Malaj: Të bashkëpunojë me kompani private. PD kundër

Erjon Malaj TIRANË-Në mbledhjen e 16 shkurtit në Komisionin e Ligjeve, mazhoranca vendosi me votat e tyre të ndryshojë ligjin për qeverisjen elektronike, duke ndryshuar mënyrën si operon sot Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Deputeti socialist Erjon Malaj u ka vënë firmën ndryshimeve që parashikojnë se AKSHI, në ushtrimin e funksioneve operative të zhvillimit, administrimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve TIK, mund të krijojë ose të bashkëpunojë me shoqëri aksionare ku shteti zotëron të paktën 51 për qind të aksioneve. Miratimi erdhi mes debatesh të ashpra me opozitën, e cila solli në vëmendje faktin se agjencia dhe ish-drejtues të saj janë nën hetim nga SPAK për abuzime me tenderat. Në të njëjtën linjë ishte edhe deputetja Jorida Tabaku, e cila ngriti pyetjen se kush e garanton që...