Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Ahmetaj flet për kompaninë ‘Gogel’ të Arbër Veliajt: Skemë për shpërndarjen e parave
Arben Ahmetajt TIRANË-Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë me Çim Peka Live në SYRI TV, e ka e cilësuar si mekanizëm të mirëorganizuar për shpërndarjen e parave dhe kontrollin e narrativës mediatike, përmes kompanisë Gogel, në pronësi të Arbër Veliajt, vëllait të Erion Veliajt. Sipas tij çështja e kompanisë Gogel është përfshirë edhe në raportin e OSBE për zgjedhjet e vitit 2025, ku ajo përmendet si një agjenci shpërndarjeje reklamash me karakter të politizuar. Ahmetaj deklaron se roli i kësaj kompanie ka qenë kyç në orientimin e fushatave mediatike dhe në kanalizimin e fondeve publike drejt mbështetjes politike. Kompania Gogel është pjesë e dosjes që lidhet me Erion Veliajn. SPAK ka zbuluar marrëdhënie financiare ndërmjet Bashkisë së Tiranës, shoqërisë “One Albania” sh.a. dhe shoqërisë “Gogel” sh.p.k. Në kuadër të këtyre...