“Agjërimi i mëson njerëzve durimin rreth vetes”/ Rama shtron iftarin në Kryeministri: Njerëz nga besime të ndryshme janë mbledhur sot për…

“Agjërimi i mëson njerëzve durimin rreth vetes”/ Rama shtron iftarin në Kryeministri: Njerëz nga besime të ndryshme janë mbledhur sot për…

Kryeministri Edi Rama shtroi në godinën e Kryeministrisë iftarit, ku të pranishëm ishin deputetë dhe personalitete të ndryshme. Në fjalimin e tij, ai u shpreh se agjërimi i mëson njerëzve durimin rreth vetes. “Rreth kësaj sofre, ligji i padukshëm që jeton brenda çdo qenie njerëzore, ligji që na thotë se tjetri nuk është i huaj, por një fqinj, një grimcë e gjashtë përkohësie në të njëjtin qiell, merr në zotërim territore të caktuara të mendjes dhe shpirtit. I merr dhe bëhet i dukshëm për vetëdijen, për çdo që mblidhet rreth sofrës së iftarit. Agjërimi i mëson njerëzve durimin rreth vetes. Çasti i uljes në sofrën e iftarit bashkon fundin e urisë së trupit me pikërisht, ligjin moral brenda qenies së njeriut, brenda bukës së ndarë...