Afera me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanajn jep dorëheqjen, merr drejtimin Igli Tafa, drejtori i AKSK
Mirlinda Karçanajn dhe Igli Tafa TIRANË- Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanajn, e cila ndodhet në masë sigurie për skandalet me tenderat e AKSHI-t ka dhënë dorëheqjen. Burime për ZËRI bëjnë me dije se në vend të saj është emëruar Igli Tafa. Ky i fundit ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike. Kujtojmë se në dhjetor të 2025, Karçanaj e vendosur në masën e sigurisë 'arrest me burg' dhe e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, delegoi kompetencat drejtuese tek Romina Kostani. Karçanj delegoi gjithashtu edhe kompetencat e Titullarit të Autoritetit Kontraktor për AKSHI-n. Sipas vendimit vendimmarrjet që lidhen me çështjet e sigurisë kibernetike do të ushtroheshin nga Enis Ylli, Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike...
Burimi:
zeri.ai