Afera 140 milionë dollarë me “Smart City”, KE i “tërheq veshin” qeverisë: Respektoni privatësinë dhe standardet e BE…
Brukseli i ka “tërhequr veshin” qeverisë, teksa pret që Shqipëria t’i trajtojë të dhënat personale në përputhje me legjislacionin e ri që ka përafruar me Bashkimin Evropian. Ndërsa, Avokati i Popullit thotë se mund të veprojë vetëm mbi bazën e ankesave konkrete për shkelje të të drejtave të njeriut, duke e lënë “Smart City”, jashtë një hetimi institucional. Kur projekti “Smart City” u bë publik, ai u prezantua si një hap drejt modernizimit të sigurisë dhe menaxhimit urban. Kamerat inteligjente, analizimi i të dhënave dhe përdorimi i teknologjisë së avancuar u përshkruan si mjete për një qytet më të sigurt. Por ndërsa projekti avancon, pyetjet për transparencën, mbrojtjen e të dhënave personale dhe kostot mbeten të hapura. “Smart City” përfshin sigurimin dhe instalimin e platformave...
Burimi:
sot.com.al