Aeroporti i Vlorës/ MABCO: Punimet po cënojnë sigurinë, duhet audit ndërkombëtar!

Aeroporti i Vlorës/ MABCO: Punimet po cënojnë sigurinë, duhet audit ndërkombëtar!

Përfaqësues të shoqërisë zvicerane MABCO, pjesë e Mabetex Group dhe zotëruese e 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare VIA dolën sot në një konferencë për shtyp duke denoncuar atë që e cilësuan “shpronësim de facto” përmes vendimeve gjyqësore të shkallës së parë.Në deklaratën zyrtare, kompania zviceriane paralajmëron se situata ka pasoja të drejtpërdrejta mbi ecurinë e punimeve, menaxhimin e projektit dhe mbi të gjitha mbi standardet e sigurisë së aeroportit. MABCO pretendon se aktualisht është përjashtuar nga çdo proces kontrolli, ndërkohë që ortaku minoritar Valon Ademi me 2% po ushtron në praktikë kontroll të plotë mbi shoqërinë koncesionare, pa transparencë dhe pa përfshirjen e investitorit kryesor. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, kompania kërkon nisjen e një auditimi teknik ndërkombëtar për të verifikuar integritetin dhe sigurinë...