Adriatik Lapaj: Rama sfidon popullin, drejtësinë dhe SHBA-në me Belindën në krah

Adriatik Lapaj: Rama sfidon popullin, drejtësinë dhe SHBA-në me Belindën në krah

Adriatik Lapaj TIRANË- Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, nga protesta përpara Kryeministrisë deklaroi se kryeministri Edi Rama, me Belinda Ballukun krah tij, po i bën karshëllik popullit dhe drejtësisë. Lapaj theksoi gjithashtu se kryeministri ka hapur një sfidë ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat i kanë shpallur luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke u shprehur se dalja e Ballukut në krah të Ramës është një mesazh i qartë presioni ndaj Prokurorisë së Posaçme, që po heton zëvendëskryeministren për shpërdorim detyre në tendera. 'Dy ditë më parë, ai ishte në Divjakë dhe në krah kishte Ballukun, duke sfiduar Prokurorinë dhe SHBA-të, që i kanë shpallur luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sot të gjithë bashkë kundër Edi Ramës, që mban në krah Belindën”,...