“Absurde rritja e pagave”/ Berisha reagon për deklaratën e Ramës: Mercenarit të Skapit ia ka bërë rrogën 7 mijë euro

“Absurde rritja e pagave”/ Berisha reagon për deklaratën e Ramës: Mercenarit të Skapit ia ka bërë rrogën 7 mijë euro

Pasi u paraqit në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, Sali Berisha komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama për pagat e gjyqtarëve. Anila Hoxha: Kryeministri i vendit doli sot prap në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e gjyqtarëve, duke e cilësuar si një absurd rritjen e pagave. Si e konsideroni ju reagimin e kryeministrit? Sali Berisha: Ka dy aspekte. Së pari ai po bën gjithçka që të ndikojë sepse e ka jashtëzakonisht të rëndësishme. Në lidhje me pagat, dua të them një të vërtetë. Asnjë diskutim se piramida e pagave është kompetencë e ekzekutivit dhe vetëm e tij, përveç se ndërmarrjet ekonomike publike. Në këtë kontekst, në pamje të parë gjykata nuk ka asnjë lidhje. Por nëqoftëse ekzekutivi e ndërton kokë poshtë piramidën,...