Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Abilekaj: Nuk do të ketë kurrë paqe mes Ramës dhe Kurtit, nuk do të bashkëpunojnë në mënyrë të sinqertë
Analisti Enton Abilekaj deklaroi se parashikon që asgjë nuk do të ndryshojë në raportin mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës, pas fitores së VV në zgjedhjet e parakoshme parlamentare të 28 dhjetorit. Ai u shpreh se mes tyre nuk do të ketë paqe dhe bashkëpunim të sinqertë. “Kurti me Ramën të dy mbledhin taksën dhe i centralizojnë. Kurti për të mos patur korrupsion paratë ua kthen qytetarëve në lëmoshë, Rama i investon për të bërë korrupsion. Në të dyja rastet dëmton ekonominë. Atje ka një fobi ndaj investimeve të huaja se janë kundër korrupsionit. Vetëm ndërtime bëhen në Prishtinë. Duke qenë në luftë për influencë të dy në hapësirën shqiptare nuk do të ketë kurrë paqe mes tyre nuk do të bashkëpunojnë, në mënyrë të...