A synojnë ndryshimet ligjore lirimin e zyrtarëve të lartë? Sokol Sadushi: Burgjet janë mbipopulluar
Nisma e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi për të rishikuar praktikën gjyqësore për paraburgimin ka ndarë në dysh juristët, por edhe ka sjellë reagime të ndryshme tek qytetarët. Sadushi ishte këtë të enjte në Shkodër, atje ku ka folur për nismsn e ndërmarrë për të ndryshuar vendimet e unifikuara të masave të sigurimit të lartë. Ai është pyetur nëse nisma po favorizon zyrtarët e lartë, por Sadushi e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke renditur edhe faktet pse është ndërmarrë kjo nismë. Fjala e Sokol Sadushit: E dini mjaft mirë që ai vendim nuk është për të liruar njerëz; ai vendim është për të qartësuar më mirë praktikën njësuese. Nisma është e drejtë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, ashtu siç është e...
Burimi:
vizionplus.tv