A rrezikohet Shqipëria nga raketat iraniane? Analisti përgjigjet në Quo Vadis

A rrezikohet Shqipëria nga raketat iraniane? Analisti përgjigjet në Quo Vadis

Analisti Endri Tafani ka deklaruar në studion e “Quo Vadis” këtë të martë se Shqipëria nuk rrezikohet nga raketat iraniane, pasi jemi nën mbrojtjen ajrore të NATO-s. Por për Tafanin ekziston një rrezik tjetër, që mund të jenë aktet terroriste. Pjesë nga biseda: Tafani: Ne jemi pozicionuar tashmë. E kemi marrë MEK-un sepse kemi detyrimet tona. Na pëlqente dikur që Perëndimi të rrezikonte jetën për t’i dhënë lirinë Kosovës, tani duhet të rrezikojmë pak edhe ne. Borakaj: A rrezikojmë ne? Tafani: Probabiliteti është i vogël. Sistemet ajrore që janë vendosur në Turqi dhe në vendet e tjera e bëjnë thuajse të pamundur që të ndodhë një gjë e tillë. Por ekziston gjithmonë mundësia e akteve terroriste. Në vitin 2019 këtu janë larguar persona që kishin...