Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“A po festojnë… me verën e Gys Agasit?!”/ Deputetja, ngre pyetjet e forta: A po festojnë fletarrestin për Ballukun…
Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e PD, Denisa Vata, u shpreh se qeverisja socialiste në Mat po feston për gjëra të diskutueshme, ndërkohë që qytetarët përballen me probleme të mëdha. Sipas Vatës, socialistët nuk kanë arsye të festojnë, pasi qyteti vazhdon të vuajë nga mungesa e ujit, investime të dyshimta milionëshe si ujsjellësi i Derjanit e Rukajt, rrugë elektorale që shkatërrohen nga shiu i parë, si dhe çështje të hapura nga drejtësia, përfshirë fletarrestin e SPAK-ut për zv/kryeministren Balluku. Deputetja ngriti gjithashtu pyetje kritike për tenderat e AKSH-it dhe për disa investime të dyshimta të qeverisë, duke e bërë të qartë qëllimin e deklaratës së saj: të denoncojë menaxhimin e pushtetit lokal dhe të nxjerrë në pah mungesën e përgjegjësisë ndaj qytetarëve. Postimi...