“A ju ka tërhequr vëmendjen PPE-ja për sjelljen?”/ Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: Erdhëm me idenë se do kishte reflektim

“A ju ka tërhequr vëmendjen PPE-ja për sjelljen?”/ Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: Erdhëm me idenë se do kishte reflektim

Në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, është diskutuar ankimimi i paraqitur nga deputetët e opozitës lidhur me përjashtimet e tyre nga seanca parlamentare. Gjatë debatit mbi këtë çështje, Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka theksuar se deputetët e përjashtuar kanë përdorur lëndë tymuese gjatë seancës të mbajtur më 18 dhjetor, duke cituar këtë si arsye për veprimin e ndërmarrë ndaj tyre. “A ju kanë tërhequr vëmendjen nga Partia Popullore Europiane për sjelljen tuaj në Kuvend? A keni përdorur ju lëndë tymuese gjatë seancës së 18 dhjetorit dhe nëse po, a jeni në dijeni të ligjit: Ligji nr. 9126, datë 29.7.2003, “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse dhe lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve në Republikën e Shqipërisë”, për përdorimin e lëndëve piroteknike. A...