“A je në vete apo jo? Unë në mes të fjalës, ti do procedurë”/ Peleshi përplaset me Shehajn, deputeti: Tërhoqët votimin se s’kishit vota
Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, u përplas me deputetin Agron Shehaj, kjo pasi u tërhoq votimi në sallë. Sipas Shehajt, tërheqja e votimit u bë sepse mazhoranca nuk plotësonte numrat e deputetëve, gjë të cilën e mbështeti edhe Tedi Blushi, ndërsa Peleshi tha se vendimi erdhi sepse një projektvendim nuk ishte tërhequr nga rendi i ditës. Peleshi: A je në vete ti apo jo? Unë jam në mes të fjalës, ti do procedurë. Jam te presja, nuk kam shkuar te pika. Projektvendimet do të votohen pasi të mbarojnë diskutimi i projektligjeve. Kemi një projektligj që nuk është hequr nga rendi i ditës, sepse është vetëm një projektligj. Shehaj: Jemi në votim. Unë nuk kam mundësi të shoh projektligjin këtu. Jemi në votim zoti kryetar. Peleshi:...
Burimi:
top-channel.tv