A i pezulloi BE fondet për dixhitalizimin? Kryenegociatorja: S’ kemi komunikim nga KE për një masë të tillë
Majlinda Dhuka TIRANË-Kryenegociatorja Majlinda Dhuka në një konferencë për mediat mbi rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, ka mohuar lajmet se Komisioni Europian ka pezulluar fondet për dixhitalizimin. Lajmi u raportua nga Kapital.al para një jave, ku thuhej se vendimi për të ndërprerë financimet e axhendës dixhitale për Shqipërinë është marrë pas hetimit të SPAK lidhur me tenderat e AKSHI (Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit). Lidhur me këtë Dhuka u shpreh se deri në këtë moment nuk kanë asnjë komunikim nga KE për një masë të tillë, qëndrim i mbajtur edhe nga vetë Komisioni Europian. Sipas saj Bashkimi Europian e mbështet Shqipërinë në rrugën e transformimit dixhital, duke patur parasysh që ka një rëndësi të madhe për të parandaluar korrupsionin në sportel. Kryenegociatorja Majlinda Dhuka: Nuk kemi asnjë lloj komunikimi...
Burimi:
zeri.ai