A e ka luksin PD të përjashtojë Ervin Salianjin? Mustafaj: Duhet disiplinë, jo përçarje
A e ka luksin Partia Demokratike të përjashtojë Ervin Salianji? Për Andi Mustafajn, problemi kryesor është mungesa e një platforme konkrete dhe dalja e debatit jashtë strukturave të partisë. Sipas tij, përplasja nuk është trajtuar brenda forumeve, por ka krijuar “thyerje” në parti. Mustafaj theksoi se zgjidhja nuk është e thjeshtë, por PD ka nevojë për më shumë disiplinë dhe respekt ndaj strukturave të saj. “Në rastin konkret kemi një anëtar kryesie dhe një kryetar partie që kanë mosmarrëveshje me njëri tjetrin. Anëtari kryesisë nuk i shpreh këto në kryesi dhe nuk sjell propozime konkrete. Në dijeninë ime anëtari i kryesisë nuk ka propozuar një plan me pika dhe propozime konkrete, pra nuk i ka dhënë mundësi kryetarit të partisë që të thojë ‘po’ ose...
Burimi:
sot.com.al