A duhej pezulluar zv.kryeministrja? Juristi: Jo, Kushtetuta thotë se imuniteti i deputetit është i njëjtë me atë të ministrit

A duhej pezulluar zv.kryeministrja? Juristi: Jo, Kushtetuta thotë se imuniteti i deputetit është i njëjtë me atë të ministrit

Juristi Ermal Yzeiraj, i ftuar këtë të enjte në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, ka komentuar seancën e Gjykatës Kushtetuese për vendimin e GJKKO-së mbi pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Yzeiraj tha se GJKKO është nxituar, pasi nuk ka kompetencë për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres. Sipas tij, imuniteti i deputetit është i njëjtë me atë të ministrit. Pjesë nga biseda: Borakaj: Jeni pro apo kundër pezullimit? Yzeiraj: Unë mendoj që vendimi i GJKKO-së është i nxituar. Kushtetuta thotë që imuniteti i ministrit është i njëjtë me atë të deputetit. Nëse e konceptojmë imunitetin e deputetit si një “kostum”, një nga detajet është se nuk pezullohet nga detyra. Pra, Kushtetuta thotë se ky kostum është identik me të parin. Për të dyja “kostumet”, ideja...