‘A do të largohet Edi Rama në 2026?’/ Qeveria shqiptare hyn në bastet ndërkombëtare
Qeveria shqiptare tashmë është bërë subjekt bastesh në tregjet globale. Në një nga platformat më të mëdha të parashikimeve, Polymarket, është hapur një pyetje që lidhet drejtpërdrejt me politikën shqiptare: “A do të largohet Edi Rama si kryeministër në vitin 2026?” Në pak orë nga hapja e tregut, probabiliteti ka lëvizur dhe ka shkuar rreth 37%, që do të thotë se përdorues nga vende të ndryshme të botës po vendosin para mbi një pyetje që shqiptarët e diskutojnë çdo ditë: sa do të zgjasë ende kjo qeveri? Fakti që edhe tregjet ndërkombëtare të parashikimeve po i kushtojnë vëmendje zhvillimeve politike në Shqipëri tregon se politika shqiptare është kthyer në objekt analizash dhe spekulimesh edhe jashtë vendit. Por për shumë analistë politikë, një fenomen i tillë ka...
Burimi:
syri.net