“A do të kandidosh për kryetar në PD”? Berisha i drejtohet gazetarit: Po si e bën këtë pyetje, kush të tha…
Gjatë konferencës për media, kryetari i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të rikandidojë si kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 majit. “Kush të tha që jo? Po si e bën këtë pyetje. Kaq përgjigja”-ishte replika e Berishës. I pyetur nëse rikandiimi bie ndesh me statutin e PD, Berisha dha këtë përgjigje: “Neni flet për zgjedhje, jo për fazë elektorale. Nëse ka një realitet, janë zgjedhjet ishin farsë elektorale. Kur zgjedhjet janë normale, është detyra e drejtuesit për dorëheqje”-u shpreh Berisha. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv