A do të jetë protesta e 24 janarit si ajo e 21 janarit e organizuar nga PS? / Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, kërkesa është e qartë
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur rreth protestës së thirrur nga opozita me 24 janar. Përmes një prononcimi për mediat kreu opozitar u shpreh se nuk synohet të merret pushteti me dhunë, duke iu referuar protestës së organizuar me 21 janar 2011 nga opozita e asaj kohe, Partia Socialiste. Sipas Berishës mesazhi kryesor i kësaj proteste është largimi i Edi Ramës një minutë dhe më parë së bashku me qeverinë e tij, që e quan dhe 'organizatë kriminale'. Ndër të tjera ai theksoi se shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, pasi sipas tij kryeministri ka fituar një urrejte të madhe në popull. “Opozita ka vetëm protesta të llojeve nga më të ndryshmet. Pra, mesazhi ynë për narkoshtetin është: ik një minutë...
Burimi:
zeri.ai