A do ketë protestë më 24 janar? Berisha: Data do vendoset të Premten në tryezë, asgjë nuk është përcaktuar ende
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar këtë të mërkurë se ende nuk ka një datë të përcaktuar për protestën e radhës, duke theksuar se vendimi do të merret në një tryezë diskutimi të hapur. I pyetur për një protestë të mundshme më 24 janar, Berisha u shpreh se çdo vendim do të merret në mënyrë të përbashkët. “Asnjë datë nuk është përcaktuar, të premten në tryezë do të përcaktohet data e protestës. Ne shkojmë në tryezë të hapur për të diskutuar dhe për të vendosur së bashku në lidhje me protestat dhe qëndrimet”, deklaroi Berisha. Sipas tij, procesi i vendimmarrjes do të jetë gjithëpërfshirës, duke u fokusuar në koordinimin e qëndrimeve dhe veprimeve të opozitës në vijim.
Burimi:
javanews.al