A do kandidoni në 23 maj për kryetar të PD? Ervin Salianji: Kush është në politikë dhe thotë që s’ka ambicie, gënjen!
Ervin Salianji, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u pyet nëse aspiron të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike në 23 maj. Salianji u përgjigj kështu: “Kushdo që është në politikë dhe thotë që nuk kam ambicie nuk është i vërtetë, por kjo nuk është një fazë ku unë po diskutoj për ambicien time personale. Unë po diskutoj për rregullat që duhet të jenë në Partinë Demokratike dhe shqetësimi është ky: ndërkohë që ne flasim për rregulla loje, degët e Partisë Demokratike janë masakruar duke përjashtuar demokratë nga gara, duke përjashtuar demokratët nga e drejta e votimit dhe duke përzgjedhur vetëm anëtarësinë e cila i shkon sipas logjikës që mendon lidershipi i partisë, që ka në...
Burimi:
javanews.al