A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në “kilometrin e fundit”, s’do ketë garë se bie Rama
Ervin Salianji refuzon t’i përgjigjet pyetjes nëse do të garonte përballë Sali Berishës për drejtimin e PD. I ftuar në Report Tv, Salianji i përgjigjet me ironi pyetjes se çfarë do të bëjë pas prillit, kur Berisha do të fitojë sërish në krye të partisë, duke thënë se nuk do të ketë garë, pasi kryeministri Edi Rama do të bie duke qenë se PD është në kilometrin e fundit për rrëzimin e tij. “Nuk është çështje gare, po e bëj betejën për ta bërë PD fituese. Thelbi është ta bëjmë PD fituese. Cili është interesi? Që të rrijë Rama? Të vijë PD në pushtet, nuk ka një garë në këtë moment. Në këtë moment unë jam në këtë lëvizje. Kjo është faza që unë po takoj...
Burimi:
javanews.al