Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
A do futesh në politikë? Lea Ypi: Kurrë mos thuaj kurrë, por absurde
Lea Ypi ka folur në studion e QUO VADIS në Vizion Plus për raportin me politikën dhe zërat që lidhen me angazhimin e saj publik pas rikthimit në Shqipëri. Ajo theksoi se politika nuk është e përjashtuar nga jeta e saj, por aktualisht nuk është në fokusin kryesor. Megjithatë, Ypi theksoi se në këtë moment prioriteti i saj janë librat dhe puna akademike. Pjesë nga biseda: Borakaj: Ardhja juaj në Shqipëri mund të ketë ngjallur një lloj shkëndije. E përjashton Lean politikën nga jeta e saj, jo tani, por në vijimësi? Ypi: Jo, nuk e përjashtoj nga jeta ime, sepse unë jam në politikë, merrem me politikë, shkruaj libra që mundohem të kenë ndikim politik. Politikën e kemi të gjithë. Askush nuk përjashton asgjë, por...