9 viktima dhe 25 të plagosur nga të shtënat në Kanada, Begaj: Dënojmë çdo akt dhune që merr jetë njerëzore
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për tragjedinë që tronditi Kanadanë perëndimore mëngjesin e kësaj të mërkure (11 shkurt) ku nëntë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë të mesme dhe në një banesë pranë saj, në zonën e Tumbler Ridge. Kreu i shtetit ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe iu ka uruar shërbim të shpejtë të plagosurve. Ai shprehu solidarizimin e vendit me popullin kanadez, ndërsa ka dënuar aktet e dhunës që marrin jetët njerëzore. “I tronditur nga të shtënat tragjike në një shkollë në British Columbia. Ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me popullin kanadez dhe dënon çdo akt...
Burimi:
javanews.al