9 Pyetje/ Përgjigje për Belinda Ballukun, zv/kryeministres i ndalohet të hyjë në zyrën e saj në Kryeministri
Çfarë do të thotë për Belinda Ballukun vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese? Votimi 4 me 4 i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese sot (6 shkurt 2026) ndaj kërkesës së kryeministrit Edi Rama do të thotë rrëzim i kërkesës së KM. Votimi bën që Belinda Balluku të jetë automatikisht e pezulluar nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, sepse merr fuqi ligjore përsëri vendimi i GJKKO-së, (20 nëntor 2025) që i dha të drejtë kërkesës së SPAK për pezullim nga detyra. Pra vendimi i ndërmjetëm që u mor nga Kushtetesja 12 dhjetor 2025, me të cilin pezullohej vendimi i GJKKO, bie automatikisht sepse ka përfunduar gjykimi. Vendimi merr fuqi ligjore me botimin në Fletore Zyrtare. Rikthehet në fuqi vendimi i GJKKO-së, që ishte ngrirë nga vendimmarrja e parë e Gjykatës Kushtetuese...
Burimi:
syri.net