7 SKANDALET E AHMETAJT/ Faktet flasin, propaganda bërtet!

7 SKANDALET E AHMETAJT/ Faktet flasin, propaganda bërtet!

Nga Romir Saraçi Në intervistën e katërt në Çim Peka Live, për më shumë se 3 orë, Arben Ahmetaj publikoi të paktën 7 skandale e denoncime të forta, me një faturë qindra milionë euro, ku përfshihen Edi Rama, Belinda Balluku dhe ministra të tjerë. Hapja e 7 dosjeve të reja duket se paska shqetësuar shumë protagonistët, të cilët kanë angazhuar sërish milionat e vjedhura për të sfumuar këto skandale. Fatkeqësisht, aksionit propagandistik të 700 përfituesve të thërrimeve të korrupsionit i janë bashkuar edhe disa kolegë e personazhe publikë, që unë besoj e bëjnë nga naiviteti apo nga mungesa e kthjellësisë momentale për të evidentuar faktet. Dhe, në vend që të merren me faktet dhe denoncimet, janë bërë pjesë e një fushate denigruese ndaj denoncuesit. Pra,...